75 Mall Live Search
14:07 / E Premte, 24 Tetor 2025 / G T

Ibrahimoviqi i Kosovës mund të mbetet te Heidenheimi, skuadra gjermane e do kartonin e plotë

Futbollisti shqiptar, Arijon Ibrahimoviq, mund të transferohet te Heidenheimi gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Ibrahimoviq është huazuar nga Bayern Muncheni te skuadra tjetër gjermane, kjo e fundit tashmë e do kartonin e plotë të futbollistit, shkruan Indeksonline

19-vjeçari ka luajtuar shtatë ndeshje me Heidenheimin në Bundesliga dhe i ka impresionuar të gjithë atje.

Kujtojmë se futbollisti po kërkohet me ngulm edhe nga Federata e Futbollit e Kosovës, por ende nuk ka një përgjigje definitive nga ai. Kujtojmë se Arijoni luan te Gjermania U21./Indeksonline/