22:25 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ibuprofeni zvogëlon rrezikun e këtij lloji kanceri

Studiuesit kanë testuar efektet e medikamenteve tek disa gra që vuajnë nga kanceri i gjirit.

Studimi është bërë ndaj 3000 grave me kancer në Shtetet e Bashkuara, ku ka rezultuar se përdorimi i Ibuprofenit zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit tek gratë për 40 %, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Mirëpo kur është fjala tek aspirina, kjo nuk vlen edhe për atë, pasi që sipas hulumtimit aspirina nuk ndihmon në uljen e rrezikut ndaj kancerit të gjirit.

Hulumtimi nuk ka përfshirë njerëzit e shëndoshë, por vetëm ata të cilët vuajnë nga sëmundja e kancerit të gjirit./Indeksonline/