08:53 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Icardi dhe Chiesa zgjedhin destinacionin e tyre

Mauro Icardi dhe Federico Chiesa kanë zgjedhur të dy Juventusin, raporton CalcioMerkato, përcjellë Indeksonline.

Të dy lojtarët kanë ndarë mendjen e tyre dhe ata janë të gatshëm të presin për kampionët italianë.

Pritet që ata të refuzojnë të gjitha destinacionet e tjera të mundshme të gjetura nga Inter dhe Fiorentina derisa Juventusi të “trokasë” në derën e tyre.

Icardi është ‘ngrirë’ në Inter pas një sezoni të vështirë vitin e kaluar. Lojtari vazhdoi ‘grevë’ kur iu mor shiriti i kapitenit duke mos u paraqitur në disa ndeshja për Nerazzurët.

Ndërsa në anën tjetër, Fiorentina dëshiron që Chiesa të qëndrojë për të paktën edhe një sezon tjetër pas ndryshimit të pronësisë së klubit, por lojtari mendon se është i gatshëm për një sfidë të re./Indeksonline/