Icardi do të largohet nga Interi vetëm nëse transferohet në Juventus
Sulmuesi argjentinas ka qenë i përfolur shumë për një largim nga Interi për gati tërë vitin 2019, deri më tani akoma nuk ka ndonjë vendim.
La Stampa po raporton se argjentinasi do të largohet nga Interi vetëm nëse do të transferohet në Juventus.
Nëse asnjë propozim nuk vjen nga Juventusi, ka gjasa që ai të qëndrojë me Nerazurët./Indeksonline/.