75 Mall Live Search
14:22 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Icardi, do të qëndrojë në Inter

Icardi e ka humbur vendin e titullarit, dhe gjithashtu edhe numrin 9 të fanellës që iu dha sulmuesit të ardhur nga Manchester Unitedi, Romelu Lukaku.

Argjentinasi gjatë tërë verës ka qenë i lidhur me një largim nga Interi dhe Napoli ka qenë shumë i intieresuar për shërbimet e tij.

Megjithatë, duket se Napoli ka humbur shpresën për Mauro Icardi. Siç raporton ”Corriere Della Sera”, sulmuesi i ka thënë Interit se dëshiron të qëndrojë në klub, edhe pse ka shumë të ngjarë t’i kenë thënë se nuk do të ketë minuta, transmeton Indeksonline.

Për këtë arsye, Partenopei është një hap larg mbylljes së nënshkrimit të Fernando Llorente, i cili do të arrijë në një transferim falas dhe do të nënshkruajë një marrëveshje dyvjeçare me klubin./Indeksonline/