75 Mall Live Search
17:42 / E Mërkurë, 10 Maj 2023 / Gj. Sh

Icardi godet Interin para ndeshjes me Milanin: Mos e kruaj me djallin!

Sot zhvillohet gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve mes Milanit dhe Interit.

Vëmendja nga e gjithë bota do të jetë në derbin “Della Madonina”, ku nuk mungojnë edhe deklarata nga futbollistë të njohur, shkruan IndeksOnline.

Pak orë para ndeshjes, futbollisti i Galatasarayt, Mauro Icardi ka thumbuar ish-klubin dhe tifozët e Interit.

Ai ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Instagram ku ka shkruar:

“Nëse nuk do të shkosh në ferr, mos u kruaj me djallin”.

 Ky postim i sulmuesit argjentinas ka nxitur reagimin e shumë tifozëve zikaltër, që për vite me radhë e kanë pasur idhullin e tyre./IndeksOnline/