Icardi kurrë nuk do të transferohet te Juventusi
Presidenti i Interit, Steven Zhang ka dhënë një deklaratë interesantë në lidhje me të ardhmen e Mauro Icardit.
“Nuk do ta shesim kurrë Icardin te Juventusi. Ne besojmë që do të vazhdojmë bashkëpunimin me argjentinasin” theksoi Zhang pas takimit me zyrtarët e lartë të ekipit italian.
Javën e kaluar, Inter vendosi t’ia heq shiritin e kapitenit Icardit për t’ia besuar atë portierit Samir Handanovic. /Indeksonline/