19:21 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Icardi në Juventus, Higuain në Premierligë?

Mauro Icardi është futbollisti më i kërkuar gjatë këtij afati veror.

Ylli i Interit shumë herë e ka cekur se e ardhmja e tij është në skuadrën italiane, por ai po vërshohet nga ofertat e shumta, transmeton IndeksOnline.

Klubi i fundit që ka shpreh interesim të madh për lojtarin argjentinas është Juventusi. “Zonja e Vjetër” kërkon Icardin si zëvendësues të Gonazlo Higuain, ky i fundit po kërkohet nga Blutë e Londrës.

Higuain mund të përfundoj në “Stamford Bridge”, pasi edhe pse ende zyrtarisht, te klubi anglez në stol do të ulet trajneri Maurizio Sarri.

Në rast se argjentinasi largohet nga Torino, atëherë kampioni i Serie A do të tentoj ta sjellë bashkëkombësin e tij.

Icardi po kërkohet nga shumë klube, në vencati, Manchester City, Real Madrid dhe PSG-ja./IndeksOnline/