75 Mall Live Search
11:31 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Icardi refuzon ofertën për shkëmbim nga Arsenali

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi ka hedhur poshtë një marrëveshje të propozuar për shkëmbimin me sulmuesin e Arsenalit Pierre-Emerick Aubameyang, sipas Sport Mediaset.

Argjentinasi është informuar nga trajneri i ri i klubit Antonio Conte se ai nuk është në planet e tij për sezonin e ardhshëm.

Icardi vetë e ka shprehur hapur dëshirën e tij që ai të dëshirojë të qëndrojë në Inter, megjithatë, ka qenë i lidhur me një lëvizje në Manchester United dhe Juventus./Indeksonline/