Icardi shënon një supergol në ndeshjen e Champions League (VIDEO)

Mauro Icardi po vazhdon të shkëlqej te skuadra e Galatasarayt.
Sulmuesiargjentinas ka shënuar një supergol sonte në ndeshjen e parë të play-offit të Champiosns League, kundër Moldes.
Icardi shënoi me një gjysmë-roveshatë të bukur në minutën e 29-të, pas asistimit fantastik të Yunus Akgun.
Galatasaray ka fituar ndeshjen e parë si mysafire e Moldes me rezultat 3-2./IndeksOnline/