Icardi shuan zërat: Koha do të tregojë të vërtetën, forca Inter
Këtë të premte paradite Gazzetta dello Sport raportoi se Mauro Icardi ka arritur marrëveshje personale me Juventusin dhe pritet vetëm marrëveshja mes klubeve.
Mirëpo pak orë më vonë Icardi ka shuar të gjitha zërat për një largim të mundshëm. Sulmuesi argjentinas, nëpërmjet një postimi në Instagram, i ka siguruar tifozët se ai i ka komunikuar klubit vullnetin për të qëndruar dhe se çdo lajm në medie të ndryshme, që insiston për të kundërtën, është i pavërtetë.
“Meqenëse kohët e fundit, organet e shtypit kanë dhënë lajme që nuk pasqyrojnë mendimin tim dhe vullnetin tim, më duhet të informoj tifozët tanë se disa herë i kam komunikuar shoqërisë qëllimin tim për të qëndruar tek Interi. Unë i kuptoj interesat e shtypit për të shitur lajme të rreme por më shumë se t’i sqaroj gjërat personalisht që nuk mund ta bëj. Unë e përsëris: Kam shprehur tashmë për Interin vullnetin për të qëndruar sepse Interi është familja ime. Koha do të tregojë se kush e tha të vërtetën. Forca Inter, gjithmonë…” /IndeksOnline/
