14:31 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / AR

Icardi-t nuk i del inati pas ndarjes dhe nxjerr mesazhet me Wanda Narën

Mauro Icardi duket se nuk e pranon dot ndarjen nga Wanda Nara. Futbollisti 29-vjeçar ka publikuar së fundmi mesazhet që ka shkëmbyer me aktoren 35-vjeçare duke e quajtur toksike.

Në mesazhet e publikuara Wanda e pyet në korrespodencë se ku ishte, pse vendosi të dilte shëtitje dhe të mos qëndronte me fëmijën.

Icardi i përgjigjet se nuk është i detyruar të japë shpjegim, sepse ishte Wanda ajo që e la. “Tani do të kontrollosh jetën time edhe pasi të jemi ndarë?”, i shkruan ai.

Ndërsa Wanda i thotë se ai duhet t’i kërkojë të falur. “Sa toksike je”, i përgjigjet futbollisti.