Icardin e zë inati: Ja m’bëni kapiten ja nuk rinovoj
E ardhmja e Mauro Icardit është gjithnjë e më larg Interit.
Sulmuesit argjentinas i është hequr shiriti i kapitenit për t’ia dhuruar atë portierit Samir Handanovic, shkruan Indeksonline.
Megjithatë, sipas Corriere dello Sport, Icardi nuk do të pranoj të rinovoj kontratën nëse nuk i kthehet shiriti.
Argjentinasi ka humbur katër ndeshjet e fundit të Nerazzurëve dhe mund të ndodhë që klubi mos ta ndjejë mungesën e tij pasi duket të jetë më i bashkuar dhe ka shënuar tre fitore dhe një barazim në mungesë të tij. /IndeksOnline/

