14:00 / E Hënë, 29 Nëntor 2021 / AD

Icardit i kushtoi 300 mijë euro dhuratë falja e Wanda Narës

Mauro Icardi është penduar për tradhëtinë e muajshme që pak ditë më parë pushtojë rrjetet sociale. Futbollisti i PSG ka bërë me të vërtetë gjithçka për të rikthyer lidhjen me gruan e tij Wanda Nara pas tradhtisë me aktoren China Suarez.

Përveçse është sqaruar me Wandën për çdo detaj, ai ka bërë deklarata dashurie në rrjetet sociale dhe tashmë edhe një dhuratë shumë e çmuar.

Siç tregon Wanda në Instagram, Maurito e ka befasuar gruan e tij me një dhuratë të papritur. Një çantë luksoze, ndër më të shtrenjtat në botë.

Hermès Himalaya Birkin 30. Modeli është bërë me lëkurë krokodili të Nilit me më shumë se 245 diamante të inkorporuara dhe detaje ari. E gjithë kjo dhe vështirësia për të marrë një të tillë, e bëjnë atë çantën më të dëshiruar dhe më të shtrenjtë në botë.

Në vitin 2017, Christie’s nxori në ankand një nga pjesët e këtij modeli të kufizuar në Hong Kong dhe arriti një çmim prej 325,000 euro. Një vit më vonë një pjesë tjetër u shit për 180,000 euro në një ankand të organizuar nga Christie’s në Britaninë e Madhe. Hermes Birkin është i pranishëm edhe në garderobat e Georgina Rodriguez, Victoria Beckham, Jennifer Lopez dhe Kim Kardashian.