ICC, Inter mposht Atleticon me golin spektakolar të Martinez
Interi e mbyll me fitoren 0-1 ndaj Atleticos së Madridit International Champions Cup, duke paralajmëruar jo vetëm kundërshtarët e Serisë A, por edhe rivalët në Champions. Në stadiumin “Wanda Metropolitano” vendosi goli akrobatik në pjesën e parë i talentit argjentinas Lautaro Martinez, një partner i denjë për Mauro Icardin në majën e sulmit zikaltër.
Looks like Lautaro Martinez is the real deal!pic.twitter.com/O7AgS2k7bk
— Chris Wood (@ChesnoidGaming) August 11, 2018
Interi u shfaq një skuadër kompakte, duke rrezikuar pak në prapavijë, por sigurisht pa hequr dorë nga sulmi, ku dyshja Icardi-Martinez ishte rrezik permanent në gjysmëfushën e “Los Colchoneros”.
Atletico u mundua me të gjitha forcat ta çonte ndeshjen te penalltitë, por Interi falë dhe një ndërhyrjeje të Handanovic në minutat e fundit mori fitoren minimale, e duket se është gati për startin e Serisë A.