20:43 / E Hënë, 02 Tetor 2023 / LB

“Ich bin albaner”, rikthehet në transmetim televiziv

Autori dhe producenti i emisionit “Ich bin Albaner”, Kreshnik Ibrahimi ka njoftuar se ky emision tanimë është kthyer në transmetim televiziv për sezonin e radhës.

Emisioni “Ich bin Albaner”, tanimë ka krijuar një traditë të gjatë, pasi po bëhen disa vite që transmetohet në televizionet kosovare.

Ky emision shpërfaq realitetin me të cilin ballafaqohen shqiptarët në Gjermani, dhe vende tjera evropiane.

Poashtu përmban edhe humor dhe satirë.

Aktori Ibrahimi ka premtuar të qeshura pa fund për adhuruesit e këtij emisioni.

Poashtu ai ka njoftuar se emisioni do të transmetohet çdo të diel nga ora 19:00.

Postimi i aktorit:

Te dashur miq dhe vllezer,sot se bashku me Drejtorin e Televisionit Tëvë1 z.Dukagjin Maliqi kemi vazhduar marveshjen e transmetimit Televiziv te Emisionit me te ndjekur te Diasporës „ich bin Albaner“ ndjehem i lumtur dhe krenar per partneritetin!

Emisioni jone fillon transmetimin nga data 1 Tetor çdo te Diele ora 19:00

Ftoj te gjith bashkpuntoret te behen pjes e emisionit tonë edhe kte Sezon!