75 Mall Live Search
19:11 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

Idajet Bedini: Me vëllain e plagosur eca 12 orë deri sa arrita në Greqi

Idajet Bedini tentoi të arratisej në vitin 1988 nga kufiri verior i Shqipërisë. Gjatë tentativës për arratisje vëllai i tij mbeti i plagosur, ndërsa shoku i tij  u qëllua për vdekje nga Policia Kufitare Shqiptare.

Disa ditë përpara gjyqit, ai bashkë me vëllain e plagosur u arratisën drejt shtetit Grek, nga malet, shkruan TCh.

Shteti Grek pas verifikimit i dha statusin e emigrantit politik, dhe në fillim të viteve 90’ ai zgjodhi Shtetet e Bashkuara për të emigruar bashkë me vëllain.