12:33 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Idea e Julen Lopeteguit për Marco Asension është thjesht brilliante

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui ka një ide mjaft interesante në lidhje me pozitën e sulmuesit qendror për sezonin e ardhshëm.

I shpejtë dhe me aftësi presioni në zonën e kundërshtarit mund të jetë diçka që Lopetegui është duke e kërkuar, shkruan IndeksOnline. Dani Ceballos ishte lider në mesfushë mbrëmë në fitoren, 3-1 ndaj Juventusit, duke e impresionuar trajnerin e ri të Real Madridit. Ndërkaq, Asensio ishte lojtari më i mirë në fushën e lojës dhe ka luajtur vetëm në fushën e dytë.

Spanjolli shënoi dy gola pasi luajti si ”9-sh fals”, një pozicion në të cilin Lopetegui e ka përdorur Asension edhe te Kombëtarja spanjolle.

Madje, Asensio kontriboi edhe në golat e Cristiano Ronaldos në dy sezonet e fundit me asistime, kështu që Lopetegui është duke menduar që të luajë me të si ”9-sh fals”./IndeksOnline/