“Ideja është me shpreh superpëlqim dhe më hy mes saj e Drilonit”, Gresa udhëzon Fitimin

Gresa ka udhëzuar Fitimin mbrëmë në orët e vona për vazhdimin e tij në lojën brenda “Big Brother VIP Kosova 3”.
Gresa u shpreh te Fitimi se duhet të shfrytëzojë pëlqimin që ka ndaj Sarës.
“Duhesh me u kap keq Sarës dhe Drilonit për pëlqimin që ke ndaj Sarës, bëje për lojë po ta ninë. Ideja është me shpreh një superpëlqim për Sarën, me i shku përmasë edhe me hy në mes saj e Drilonit”, u shpreh Gresa.
“Perfekt e ki terrenin veç nëse nuk din me shfrytëzu, tash ti e di”, u shpreh Gresa.
Në anën tjetër, Fitimi u shpreh i bindur se këtë javë largohet Xheneta.
“Rrëfimin e ka kry, ec kjo tash këtë javë”, u shpreh Fitimi.
Gresa në anën tjetër e këshilloi Fitimin që të zhvillojë më shumë debate me banorët që nuk janë në nominim. Por, për të kuptuar më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.