75 Mall Live Search
14:14 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / kutia

Identifikimi i dy shqiptarëve në varrezat e Serbisë, Osmani i jep një paralajmërim Beogradit zyrtar!

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani ka shpërndarë në “Twitter” një artikull rreth raportimeve të identifikimit të dy shqiptarëve të Kosovës, në varrin masiv të gjetur në Serbi.

E para e shtetit ka shkruar se nuk ka asnjë familje të vetme në Kosovë që s’është prekur nga krimet e tmerrshme të Serbisë, transmeton Indeksonline

“Pikërisht për këtë arsye sa herë që shohim lajme si këto, të gjithë ndiejmë dhimbjen e familjeve të përfshira. Ne kurrë nuk do të pushojmë së luftuari për drejtësi dhe së kërkuari vendndodhjen e personave tanë të zhdukur”, ka shkruar ajo.

Gërmimet për varrezat masive në Serbi nisin me 23 mars - Radio Kosova e Lirë

Ndryshe, ekspertët ndërkombëtarë kanë konfirmuar identitetin e dy shqiptarëve të Kosovës nga lufta e viteve 1998-1999 të cilët u gjetën të varrosur së bashku me të tjerë në një varr masiv në një minierë të hapur në Kizevak, Serbi.

Vlen të theksohet se varri masiv i gjetur në Kizevak është vendi i pestë i tillë që është zbuluar në Serbi që nga fundi i luftës në Kosovë 22 vjet më parë.  /Indeksonline/

Vučić i Dačić: DVA SIMBOLA ISTE NESREĆE | predragpopovic