75 Mall Live Search
15:24 / E Martë, 11 Mars 2025 / k.v

Identifikohen kufomat e 7 viktimave të zhdukura në Masakrën e Kralanit

Janë identifikuar kufomat e shtatë personave nga Klina, të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, transmeton IndeksOnline.

Viktimat u ekzekutuan gjatë Masakrës së Kralanit, një nga krimet më të rënda të kryera nga forcat serbe.

Procesi i identifikimit u bë përmes analizave të ADN-së, ndërsa familjarët janë njoftuar për gjetjen e tyre.

Pritet që institucionet përkatëse të organizojnë ceremoninë e rivarrimit për të rënët, ndërsa ky rast rikthen edhe një herë në vëmendje dhimbjen e mijëra familjeve që ende presin drejtësi dhe fatin e të afërmve të tyre të zhdukur.

Autoritetet e Kosovës vazhdojnë të bëjnë thirrje për zbardhjen e plotë të krimeve të luftës dhe përgjegjësinë e Serbisë për zhdukjen me dhunë të mijëra shqiptarëve./IndeksOnline/