75 Mall Live Search
12:28 / E Hënë, 09 Shkurt 2026 / S Z

Identifikohet e arrestohet shoferi që përplasi këmbësorin në Shtime dhe u largua nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është identifikuar dhe intervistuar shoferi që shkaktoi aksident trafiku në fshatin Davidovc të Shtimës dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti ndodhi, më 4 shkurt 2026, rreth orës 18:25, në rrugën magjistrale Shtime–Lipjan, ku një automjet përplasi një këmbësor 46-vjeçar.

I lënduari fillimisht mori ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, pastaj në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas u transferua për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e aksidentit kanë dalë menjëherë patrullat e stacionit policor në Shtime, Njësia e komunikacionit rrugor dhe hetuesit e aksidenteve.

Pas një hetimi intensiv, duke përfshirë shqyrtimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë, më 8 shkurt u identifikua shoferi A. A., 41 vjeç, me automjet VW Golf, ngjyrë e zezë, me targa vendore.

Sot, më 9 shkurt, i dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt për hetime të mëtejshme për veprën penale: “Shkaktim i aksidentit të trafikut me lëndime trupore”.