75 Mall Live Search
13:38 / E Martë, 28 Shtator 2021 / OSH

Identifikohet i dyshuari për vrasjen e oficerit të krimeve në Lezhë

Policia e Shqipërisë ka identifikuar autorin e dyshuar për vrasje të efektivit të Krimeve në Policinë e Lezhës, ngjarje e ndodhur paraditen e së martës në Ishull Lezhë.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një 21-vjeçar, të identifikuar si Aldo Rama, i cili ishte i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta, i cili është larguar me automjet nga vendngjarja.

Autori i dyshuar i vrasjes së efektivit Saimir Hoxha nuk është arrestuar ende. Në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forcat RENEA, ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.


Efektivi i mbetur i vrarë në krye të detyrës ishte duke ushtruar kontroll në zonë, pasi dyshonte që brenda lagunës Kune-Vain, kultivohej lëndë narkotike.

Për kapjen e tij, Policia e Shtetit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve.