75 Mall Live Search
16:51 / E Enjte, 20 Qershor 2024 / L K

Identifikohet i dyshuari që rrahu brutalisht bashkëshorten e tij në Prizren

IndeksOnline ka publikuar pamje të tmerrshme ku një burrë shihet duke e rrahur brutalisht një grua në Prizren.

I dyshuari është identifikuar, këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi ka thënë se të dy, viktima dhe i dyshuari janë identifikuar dhe të njëjtit janë duke u intervistuar në stacionin policor.

Zëdhënsi Bytyqi tha se rasti është duke u cilësuar si “Dhunë në familje”, pasi dyshja janë burrë dhe grua.

“Lidhur me rastin, sapo është publikuar video regjistrimi, hetuesit e stacioit Policor të Prizrenit kane ndermarr veprime hetimore dhe eshte identifikuar i dyshuari, jane duke punur në lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit”, tha Bytyqi për IndeksOnline.