75 Mall Live Search
16:41 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / Blerim

Identifikohet personi që qëlloi në veturën Golf, ku gjendeshin katër persona, policia në kërkim të tij

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin që publikoni pak më herët IndeksOnline, për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lluzan të Podujevës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 14:30, kanë pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Prishtinë – Podujevë.

“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një veturë e tipit Passat, një person i dyshuar ka shtënë në drejtim të një veture Golf, ku ndodheshin katër persona, nuk raportohet për persona të lënduar”, ka bërë të ditur për IndeksOnline zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ajo ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë, policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe është në kërkim të tij.