14:08 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

Identifikohet sulmuesi në Las Vegas (Foto)

Një 64- vjeçar ka hapur zjarr nga kati i 32-të i Hotelit Mandalay Bay në Las Vegas, drejt një festivali të muzikës që po mbahej pranë, duke lënë të vdekur 50 persona dhe më shumë se 400 të tjerë të lënduar.

Sulmuesi i cili quhej Stephen Paddock, ka vrarë veten pas sulmit makabër.

Policia e Las Vegasit ka publikuar një foto të tij, i cili nuk dyshohet se kishte lidhje me ndonjë organizatë ekstremiste./AktivPress