Identiteti dhe gjendja shëndetësore e personit që e zuri dheu në vendin e punës në Prishtinë
Gjatë ditës së sotme në lagjen ‘Arbëria ‘ një punëtor gjersa ishte duke punuar në një kanal, është aksidentuar nga rrëshqitja e dheut.
Punëtori i zënë nën dhe është Fehmi Bajrami, 35 vjeçar nga fshati Hajvali, baba i tre fëmijëve.

Indeksonline ka kontaktuar me vëllain e tij, Bekim Bajrami i cili ka treguar për gjendjen e Fehmiut.
Ai ka thënë se vëllau i tij për momentin është në koma dhe në rrezik për jetë.

Tutje, Bekimi ka treguar që Fehmiu ka qëndruar nën dhe 30 minuta dhe si pasojë e kësaj, ai ka pësuar ndrydhje në mushkëri dhe dëmtime në kokë. Është dashur intervenimi i një bageri për ta nxjerrë 35 vjeçarin.
Fehmi Bajrami për momentin gjendët në repartin e emergjencës në QKUK./Indeksonline/
