Identiteti i ‘azganit’ që shtiu me armë në drejtim të disa personave në Ferizaj

Tre persona kanë raportuar në Stacionin e Policisë në Ferizaj se pas një mosmarrëveshje me një të dyshuar, i njëjti në një distancë rreth 150 metrave ka shtënë disa herë me armë zjarri.
Në konsultim me prokurorin, është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri Revole me gas e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se i dyshuari është Erblin Kamberi nga Vitia.
Krejt ky sherr dyshohet të ketë nisur për shkak të një borxhi.
Sipas PK-së, i dyshuari gjendet në arrati. /Indeksonline/