Identiteti seksual i adoleshentëve, trauma e fëmijërisë që lidhet me sjelljet vetëvrasëse
Adoleshentët që indetifikohen si lezbike, homoseksualë, biseksualë ose që pyeten për identitetin e tyre seksual, kanë më shumë gjasa se bashkëmoshatarët e tyre heteroseksualë të kenë pasur përvoja të pafavorshme të fëmijërisë, raporton ekipi i studimit në “Journal of Adolescent Health”.
Vetëvrasja është shkaku i dytë kryesor i vdekjes në mesin e adoleshentëve dhe të rinjve dhe ka dëshmi se shkalla e vetëvrasjes po rritet në këtë grupmoshë, shkruajnë ata.
“Është e domosdoshme që ne të identifikojmë adoleshentëvtnë rrezik më të madh për të udhëhequr përpjekjet tona parandaluese,” tha për “Reuters Health” autori kryesor, Kristen Clements-Nolle.
Për të shqyrtuar marrëdhëniet midis identitetit seksual të të rinjve, traumave të fëmijërisë dhe rrezikut vetëvrasës, Clements-Nolle dhe kolegët studiuan rreth 5.000 nxënës nga 97 shkolla të mesme në Nevada për të plotësuar pyetësorët dhe për t’u përgjigjur pyetjeve në lidhje me identitetin e tyre seksual dhe ekspozimin ndaj përvojave të pafavorshme të fëmijërisë.
Ngjarjet përfshinin gjëra të tilla, detyrime fizike për të kryer marrëdhënie seksuale me dikë, rrahje, goditje dhe lëndime të tjera fizike nda ndonjë i rritur. Përveç kësaj, nxënësit u pyetën për ekspozimin e tyre ndaj dhunës në familje, sëmundjeve mendore dhe abuzimit të substancave nga anëtarët e familjes.
Pjesëmarrësit gjithashtu u pyetën nëse kishin konsideruar ndonjëherë seriozisht vetëvrasjen gjatë vitit të kaluar dhe sa herë kishin tentuar të bënin vetëvrasje gjatë asaj kohe.
Rreth 10 për qind e nxënësve u indentifikuan si lezbike, homoseksualë ose biseksualë (LGB), dhe pothuajse 5 për qind nuk ishin të sigurt për identitetin e tyre seksual. Vetëm mbi 85 për qind e nxënësve u identifikuan si heteroseksualë.
Për të gjithë nxënësit, sa më i madh numri i përvojave negative që raportuan, aq më i madh ishte rreziku i tyre për të pasur mendime vetëvrasëse gjatë vitit të kaluar./Indeksonline/