08:43 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / AR

“Idetë e tij janë të çuditshme”, Bill Gates kundër Elon Musk

Gazetari amerikan Walter Isaacson ka publikuar së fundmi një biografi për Elon Musk, ku saktëson se marrëdhëniet mes Musk dhe Bill Gates janë shumë të ndërlikuara.

Ideja e Elon Musk për të lënë Tokën e për të jetuar në Mars nuk është pritur mirë nga Bill Gates. Ai u përpoq ta kuptonte dhe siç mund të lexohet në biografi, ka thënë se “është pak e çuditshme”.

Dallimet mes të dy miliarderëve nuk fokusohen vetëm jashtë Tokës, por ka një çështje tjetër për të cilën ata nuk pajtohen me idetë e njëri-tjetrit: makinat elektrike.

Elon Musk është pronari dhe themeluesi i Tesla, një kompani e makinave elektrike që ka pushtuar tregun. Edhe pse sot automjetet e tij shiten në të gjithë botën, Bill Gates pati një takim me të për të folur për qëndrueshmërinë e gamës së re të kamionëve elektrikë për të cilat Musk po punon.

“Është një aspekt ku ishte e qartë që ai nuk kishte dijeni”, mësohet të ketë thënë Gates.

Ajo që distancoi më shumë dy nga njerëzit më të pasur në botë ishte blerja e aksioneve nga Gates në kompaninë e automjeteve elektrike.