07:21 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Idetë më të bukura për buqetën në ditën e dasmës

Buqeta e luleve, është një detaj shumë i rëndësishëm në ditën më të bukur të një vajze, sa merr një vëmendje të veçantë ! Veç fustanit, modelit të flokëve, këpucëve, nusja kërkon orë e orë të tëra nëpër revista online, faqe të ndryshme për të gjetur lulet më të bukura !

E bardha, e përdorur shpesh në të kaluarën dhe simbol i pastërtisë nuk është e detyruar në ditët e sotme dhe nuset guxojnë, luajnë me ide dhe realizojnë buqeta nga më të çudtishmet, por shumë të bukura.

Nuanca moderne, elegante, krijuese, të cilat nuk i kishin floristët e kohës së prindërve dhe gjyshërve tanë.

Në përgjithësi në formë të rrumbullakët apo të shkallëzuar, buqeta mund të ketë lule me ngjyra të ndezura, me ngjyrë të njëjtë apo me nuanca që harmonizohen me fustanin e nuses.



Të tjerëve u pëlqen origjinaliteti i buqetës me fruta, lule fshati, guaska, perime, thjesht për të bërë surprizë, sepse ashtu mendojnë apo për të qenë në një linjë me dekorin e dasmës.


Buqeta e nuses duhet të mbahet në ujë në mënyrë që lulet të ruajnë freskinë e tyre. Çfardo metode që të përdoret, kini kujdes që buqeta të mos nxjerrë ujë kur të mbahet në dorë. Mund të ndodhë që fustani i nuses të laget nga pikat e ujit që pikojnë nga lulet apo gjethet ose nga uji që rrjedh nga baza e buqetës.

 
Disa nuse hedhin buqetën e luleve në turmë në drejtim të beqarëve, në mënyrë që ajo apo ai që e merr buqetën do të martohet gjatë vitit. Por pjesa më e madhe e nuseve parapëlqen ta mbajë si kujtim, duke e vënë në ujë apo duke e lënë të thahet.