75 Mall Live Search
12:01 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

Idoli i shumë kosovarëve po bëhet baba, “Ezeli” i njohur

Aktori i njohur turk, Kenan Imirzalioglu, ose siç e njohim ndryshe si “Ezel”, së shpejti do të bëhet baba.

Sipas mediave turke, bashkëshortja e tij Sinem Kobal është në muajin e shtatë të pritjes së ëmbël. Gjatë gjithë kësaj periudhe ajo është përpjekur të qëndronte larg syrit të mediave.

Por pas 7 muajsh, çifti është fotografuar për herë të parë në publik.
Ajo që bie në sy nga fotot e publikuara është barku i rrumbullakosur i Sinemit.

Ata shfaqen të kapur për dore dhe mjaft të kujdesshëm përsa i përket respektimit të masave ndaj Covidit-19, pasi kishin vendosur maska.

“Fatmirësisht çdo gjë po shkon mirë. Edhe dy muaj kanë mbetur. Zoti na ruajtë nga syri i keq. Shtatzënësia ia ka shtuar bukurinë”, është shprehur aktori.