75 Mall Live Search
22:20 / E Premte, 21 Janar 2022 / MSH

Idris Elba mund të jetë “James Bond” i ardhshëm

Producentët e James Bond kanë thënë se Idris Elba është “pjesë e bisedimeve” për të plotësuar rolin e 007.

Pas paraqitjes së fundit të Daniel Craig si 007 në “No Time To Die”, një nga rolet më të kërkuar në kinema, është në kërkim të aktorit.

Elba, 49 vjeç, shpesh konsiderohet si një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin.

Barbara Broccoli, bashkë me vëllaun e saj Michael G Wilson, kanë prodhuar nëntë filmat e fundit të Bond, duke përfshirë Casino Royale, Quantum Of Solace, Skyfall dhe Spectre.

Sipas Barbarës, Elba është pjesë e diskutimeve të ekipit të filmit, dhe shihet si pasardhësi potencial i Agjentit 007.

Aktorë të tjerë që mund të jenë James Bond-i i ardhshëm përfshijnë Tom Hardy, Richard Madden dhe Henry Cavill.