14:28 / E Premte, 23 Korrik 2021 / OSH

Idriz Blakaj kandidat për kryetar të komunës së Istogut

Idriz Blakaj synon të udhëheqë komunën e Istogut pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Në një intervistë për IndeksOnline, ai ka thënë se janë duke e kompletuar listën me kandidatë për asamblistë, ku pritet të jenë 29.

Blakaj ka thënë se presin fitore në këtë komunë.

“Ne e kemi regjistru si subjekt në KQZ “Iniciativë Qytetare”, hala se kemi kompletu listën, po mendojmë me shku me Listë të plotë. Kandidat jam unë dhe lista për asamblistë do t’i ketë 29 aq sa i lejon ligji. Ne presim me fitu”, ka thënë ai shkurt për IndeksOnline.

Ndryshe, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ), sot gjatë ditës ka certifikuar dy subjektet e para në vend, Iniciativa Qytetare Bashkë për Istogun si dhe Iniciativa Qytetare Lista Guxo./IndeksOnline/