Idrizi: Bahtiri po mashtron dhe nuk ballafaqohet në debate
Sonte në Radio Televizioni i Kosovës (RTK), në kuadër debatit të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 19 nëntorit ka qenë e paraparë që dy kandidatët për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut të prezantojnë ofertën e tyre.
Në raundin e dytë më 19 nëntor, votën e qytetarëve të Mitrovicës së Jugut e kërkojnë Valdete Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Agim Bahtiri nga Aleanca Kosova e Re (AKR).
Por në debatin e RTK-së, po merr pjesë vetëm Valdete Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila tha se mungesa në debate e Bahtirit është një tregues se ai po e pranon humbjen.
“Është hera e katërtë që ai nuk merr pjesë në debate. Ai është një mashtrues. Ai nuk ballafaqohet me debate dhe kjo tregon se ai nuk është i gatshëm të ballafaqohet me kërkesat e qytetarëve”, tha ajo.