75 Mall Live Search
20:17 / E Martë, 01 Qershor 2021 / C E

Idrizi i emocionuar pas debutimit: Si në ëndërr, do t’ia dërgoj fanellën gjyshit tim

Blendi Idrizi ka debutuar me fanellën e Kosovës në ndeshjen miqësore kundër San Marinos.

Mesfushori i Schalke 04 luajti nga minuta e parë dhe bëri një paraqitje shumë të mirë, shkruan Indeksonline.

Ai është shprehur shumë i lumtur për këtë sfidë derisa ka treguar se fanellën do t’ia dërgoj gjyshit të tij.

Dy javët e kaluar janë si ëndërr, kanë ardh shumë shpejtë. Nuk mund ta them me fjalë çfarë ndeshje është”.

Po, te familja, besoj që fanellën do t’ia jap gjyshit”, u shpreh ai.

Kosova fitoi me rezultat 4-1 në këtë ndeshje, ku të gjitha golat i shënoi Vedat Muriqi. /IndeksOnline/