75 Mall Live Search
18:57 / E Premte, 28 Maj 2021 / OSH

Idrizi i Trepçës i nervozuar me Federatën: U ditë që nga pranvera që ne dhe Arbëria kena me ra nga liga

Tashmë ka përfunduar ekzekutimi i penalltive në takimin e barazhit ndërmjet Trepçës’89 dhe Dukagjinit.

Pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve në 1:1, skuadra e Dukagjinit fitoi me penallti këtë duel për t’u inkuadruar në Superligë, shkruan IndeksOnline.

Trajneri i Trepçës 89, Shpëtim Idrizi u shfaq i nervozuar pas ndeshjes, ku hodhi akuza mbi federatën.

“Ajo çka u synua u arrit. U dite që  nga fillimi i sezonës pranverore, Trepça 89 dhe Arbëria me ra nga liga. Kryetari me krerët e vete e arritën qëllimin”, u shprehë ai./Indeksonline/