16:11 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / C E

Idrizi: Ishim më të mirë se Gjilani, ky talent i yni do jetë nga më të mirët në Kosovë

Trepça ’89 barazoi kundër Gjilanit, në stadiumin e këtyre të fundit.

Pas ndeshjes në prononcim për media ishte trajneri Shpëtim Idrizi.

Idrizi tregoi se çfarë po i mungon skuadrës, dhe se cili prej futbollistëve të tij premton shumë.

Fati po na mungon të japim gol, ndoshta se nuk po jemi konkret para golit” – tha ai.

Në pjesën e dytë ishim më mirë se sa Gjilani dhe dominuam por fati nuk e deshti që të marrim të tre pikët. Vetëm goli po na mungon, me kalimin e kohës Bismarck do jetë një nga sulmuesit më të mirë në Kosovë” – përfundoi trajneri.