17:00 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Idrizi: Kjo ishte ndeshja më e dobët prej se unë drejtoj Trepçën ’89

Dukagjini ka shënuar fitoren e parë këtë sezon, duke mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 1-0.

Trajneri i mitrovicasve, Shpetim Idrizi ka komentuar humbjen, duke e cilësuar si ndeshjen më të dobët të skuadrës së tij ndonjëherë.

Ai gjithashtu ka kritikuar tifozët vendas, pasi që ata kanë futur topa në fushë për të vonuar ndeshjen.

Ishte ndeshja më e dobët prej se unë jam trajner i skuadrës”, tha fillimisht Idrizi për SSK.

Me lojë të tillë që bëmë nuk erdhi në shprehje fitorja sot, por jam i befasuar nga ana e tifozëve vendase kur ishim duke humbur në minutat e fundit gjuanin 3-4 topa në fushë për t’i ndalur aksionet tona, dhe kjo i bën dëm futbollit tonë”.

Sot portieri nuk ishte në nivel, por jo vetëm ai pasi edhe pjesa tjetër e ekipit nuk treguan diçka më shumë dhe na duhet të përforcohemi në defanziv sepse kemi 8 ndeshje që pësojmë gol”, përfundoi Idrizi. /IndeksOnline/