Idrizi: Ndeshje e fituar me meritë, jemi përgatitur maksimalisht

Drenica është mposhtur në shtëpi nga Trepça 89 me rezultat 4:2 në ndeshjen e Superligës.
Ishte kjo një fitore e madhe e 89-shit në luftë për mbijetesë, kurse Drenica bën hapa false drejt të njëjtit objektiv.
Pas ndeshjes, trajneri i 89-shit, Shpëtim Idrizi tha se ishin të përgatitur për këtë takim, duke thyer një tabu të mos-fitores në udhëtim te Drenica.
“Ishim përgatitur maksimalisht për këtë sfidë dhe djelmoshat falë angazhimit të treguar edhe me meritë e fituan ndeshjen. Kështu e thyem edhe një tabu pa fituar disa vite ndaj Drenicës”, deklaroi fillimisht Idrizi për SSK.
“Fitorja ndaj Drenicës ka shtuar motivin, pasi që gjasat tashmë janë reale për të mbijetuar dhe deri në xhiron e fundit nuk do të dorëzohemi dhe do të luftojmë deri në fund”, përfundoi Idrizi.
89-shi me fitore, tashmë numëron 31 pikë, katër më pak se Drenica e cila gjendet një pozitë më lartë.
Për më shumë lajme nga Sporti, pëlqeje faqen Sporti në IndeksOnline!