Idrizi: Nuk e kuptoj pse Dritës iu dha penallti e neve jo

Trepça ’89 pësoi disfatë në shtëpi nga Drita 0-1 në kuadër të javës së 29-të në Superligë.
Festim Alidema realizoi golin e fitores për gjilanasit nga penalltia.
Trajneri i Trepçës ’89 Shpëtim Idrizi deklaroi se ekipit të tij iu mohua një penallti nga gjyqtari.
“Nëse ajo ka qenë penallti për Dritën, ka qenë edhe për neve në Adonis Shalën. Shihet qartë që portieri i tyre nuk e prek topin. Nuk e di se si nuk mundet me qenë ajo penallti për Dritën e kjo jo” u shpreh Idrizi.
Tutje ai shprehu bindjen që ekipi mitrovicas do të arrijë objektivin që të mbetet në elitë.
“Unë jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe fati nuk ishte me neve. Nuk duhet me u dorëzu në asnjë moment. Me këtë angazhim do të arrijmë objektivin të qëndrojmë në Superligë. Kemi edhe 7 beteja edhe 7 finale deri në fund” përfundoi Idrizi.
/Indeksonline/