75 Mall Live Search
17:19 / E Premte, 09 Prill 2021 / Blerim

Idrizi pasi mposhti Arbërinë: Fituam me plotë meritë!

Ka përfunduar takimin ndërmjet Arbërisë dhe Trepçës’89, duel ky në kuadër të xhiros së 28’të në Premierligë.

Trepça’89 ishte në epërsi me golin e Shala në minutën e 8’të të takimit, gol ky që doli të ishte vendimtar në fund të ndeshjes, shkruan IndeksOnline

Edhe Arbëria e kishte rastin e vetë nga penalltia, por që Santos e huqi atë.

Pas ndeshjes foli edhe tekniku i Trepçës’89, Shpëtim Idrizi i cili tha se me shumë meritë i fituam sot tre pikë.

“Normal pas tri disfata rend, jemi mobilizuar shumë, ju kemi qas ndeshjes me serioziteti më të madhe, i falënderoj lojtarët për mundin dhe sakrificën dhe unë mendoj se më shumë meritë i fituam tre pikë sot”.

“Unë e thash edhe më herët është një trepikësh shumë i madh, në aspektin psikologjik, këto pikë janë shumë të mira”, tha Idrizi.