19:29 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Idrizi: Qytetari i Mitrovicës ka zgjedhur vazhdimin e qeverisjes së deritashme

Ja falënderimi nga Valdete Idrizi për votuesit e Mitrovicës

Pas rezultateve të balotazhit, ku fitoi kandidati i AKR-së, Bahtiri, kundërkandidatja, Valdete Idrizi ka shprehur një falënderim për votuesit e Mitrovicës, edhe pse shumica nuk e kanë votuar.

Ja postim i plotë i Znj. Idrizi:

“Me respektin më të madh, falënderoj çdo qytetar që kontribuoi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke kontribuar që vota për kandidaturën time, të jetë e respektuar.

Çmoj lartë angazhimin e secilit qytetar që votoi për platformën time, platformën për ndryshim, sado që vota të pamjaftueshme, ato patën jehonën e duhur në shumë familje, brenda dhe jashtë vendit.

Përgëzoj secilin veç e veç. Ju faleminderit. Shpreh respekt për zgjedhjen e secilit qytetar të Mitrovicës në këto zgjedhje, por konsideroj megjithatë se çdonjëri ka për obligim ta japë kontributin për një Mitrovicë më të mirë, pavarësisht përgjegjësisë që ka.

Qytetari i Mitrovicës ka zgjedhur vazhdimin e qeverisjes së deritashme, ashtu qoftë!