75 Mall Live Search
17:19 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / C E

Idrizi tregon fajtorin për humbjen e thellë nga Llapi

Trepça ’89 humbi me rezultat të thellë 5-0,  në Podujevë nga Llapi.

Pas ndeshjes një prononcim për media e dha edhe trajneri i mysafirëve, Shpëtim Idrizi, i cili fajësoi mungesat e shumta për këtë humbje të thellë, teksa tha se Llapi i mori me meritë pikët.

“Të them të drejtën është hera e parë që e them këtë, por mungesa e lojtarëve e bëri të vetën pasi kishim disa mungesa për shkak të lëndimeve dhe kartonëve.”

“Llapi diti ta shfrytëzoj mungesën e lojtarëve tonë dhe me meritë i mori tre pikë”

“Pauza është e mirë për ekipin pasi do të rikuperohen shumica e lojtarëve”

Kjo ishte humbja e dytë radhazi për mitrovicasit. /IndeksOnline/