75 Mall Live Search
11:55 / E Diele, 29 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

IFFHS publikon formacionin më të mirë për vitin 2024, dominohet nga futbollistët e Realit

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll, IFFHS, ka publikuar formacionin më të mirë të vitit 2024.

Në 11-shen më të mirë shihen emrat e futbollistëve të cilët patën paraqitje të shkëlqyera, por kishte edhe befasi, shkruan IndeksOnline.

Formacioni dominohet nga futbollistët e Real Madridit (5) dhe tre nga skuadra e Manchester Cityt.

Në portë ndodhet portieri i Aston Villës, Emiliano Martinez.

Mbrojtja përbëhet nga Dani Carvajal, Ruben Diaz, Antonio Rudiger e Alphonso Davies.

Në mesfushë është Toni Kroos, Rodri dhe Jude Bellingham.

Ndërkohë sulmi përbëhet nga treshja e frikshme, Lamine Yamal, Vinicius Junior dhe Erling Haaland./IndeksOnline/