75 Mall Live Search
09:34 / E Mërkurë, 24 Janar 2024 / Gj. Sh

IFFHS publikon renditjen e kampionateve më të forta, Superliga e Kosovës qëndron më mirë sesa ajo e Suedisë

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll, IFFHS, ka publikuar renditjen me kampionatet më të forta të vitit 2023.

Superliga e Kosovës renditet në pozitën e 43-të me 402,75 pikë nga shtëpia më e madhe e futbollit europian, UEFA, shkruan Indeksonline

Nga kjo listë shohim se futbolli i Kosovës për vitin e kaluar ishte më i mirë se plotë vende europiane dhe botërore, përfshi këtu Suedinë, Slloveninë, Hungarisë, Maqedonisë së Veriut, Rusisë, Amerikës e shumë vende të tjera të zhvilluara.

Kujtojmë që ky sukses i madh i Superligës është për shkak të kualifikimeve të skuadrave kosovare në garat e UEFA-s dhe suksesit të Ballkanit./Indeksonline/