14:56 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / OSH

Igballe Rugova para proteston para Qeverisë: Selmanaj, IK

Kryetarja e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rugova ka protestuar para Qeverisë duke kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, transmeton IndeksOnline.

Ajo ka bërë të ditur se i kanë dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, përmes së cilës ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, pas deklarimeve për personat e pagjetur.Ajo më tej ka thënë se kjo është hera e dytë që pë të pagjeturit bëhet një ofendim nga Qeveria.Rugova më tej ka shtua se ka marrë vendim që të qëndroj para Qeverisë për një orë, çdo ditë pune, derisa Selmanaj të shkarkohet.