14:03 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Iggy Azalea sjell këngën “Lola” me një videoklip të “çmendur”

Këngëtarja e njohur, Iggy Azalea, sot ka publikuar këngën më të re.

Kënga me titullin “Lola” në bashkëpunim me Alice Chaterin është e shoqëruar edhe me një videoklip të bukur, por të “çmendur”, shkruan Indeksonline.

Ngjyrosje: Më pas kalojnë në skena të ndryshme përgjatë klipit duke përfshirë një banjë me dy vaskë të mbushur me pilula shumëngjyrësh

Klipi fillon me tri gra të moshuara të veshura si infermiere, duke u dhënë Iggyt dhe Alices ilaçet e tyre.

Ndërsa, videoja përfundon me gratë që bërtasin, kërcejnë dhe sillen çuditërisht, ndërsa infermierët përpiqen t’i qetësojnë./Indeksonline/