10:50 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Igli Tare bën goditjen e parë për verë, ia merr yllin Liverpoolit

Lazio ka arritur marrëveshje për parakontratë me Alberto Morenon i cili do të largohet në fund të sezonit nga Liverpooli.

Mbrojtësi i majtë do të bashkohet me “shqiponjat” në fund të sezonit, shkruan Indeksonline.

Me këtë transferim, Igli Tare ka mposhtur rivalin e qytetit, Monchin i cili ishte i interesuar për ta marrë në anën tjetër të kryeqytetit italian.

Moreno ka zhvilluar vetëm dy ndeshje këtë sezon me fanellën e Liverpoolt për shkak të konkurrencës së fortë nga Robertsoni. /Indeksonline/