75 Mall Live Search
08:39 / E Premte, 13 Qershor 2025 / G T

Igli Tare e do një shqiptar te Milani, nis sot bisedimet për mesfushorin Jashari

Skuadra e Milanit është në kërkim të një mesfushori, pas largimit të Reijndersit drejt Manchester Citytit.

Blick raporton se Igli Tare, drejtor shqiptar i klubit italian pritet t’i fillojë bisedimet sot me Club Brugge për Ardon Jasharin, shkruan Indeksonline

Një ofertë prej 35 milionë eurove po bëhet gati për mesfushorin shqiptar që luan te Kombëtarja e Zvicrës.

Jashari ka kontratë me kampionin belg deri në vitin 2029, por ai pritet të largohet gjatë këtij afati kalimtar.

22-vjeçari ka oferta të tjera në tavolinë, por sigurisht që Milani shihet si favorit, pasi i është premtuar edhe vendi startues./Indeksonline/